Janë në listën e njerëzve më me ndikim nga “Time”, por unaza e Meghan merr më shumë vëmendje

16 shtator 2021 | 12:28

Meghan Markle dhe Princ Harry janë bërë pjesë e listës prestigjioze të 100 njerëzve më me ndikim këtë vit. Si pasojë, çifti i njohur ka pozuar për kopertinën e revistës së famshme “Time”.

Markle dhe Harry shfaqen mjaft të kombinuar me veshjen bardh e zi, të stiluar nga Nina dhe Clare Hallworth. Por vëmendjen nuk e mori këmisha e saj dhe pantallonat me bel të lartë, por unaza që Meghan kishte në dorën e saj të majtë.

Unaza rozë ishte e vendosur pranë unazës së saj të famshme të fejesës me tre gurë. Mediat e huaja shkruajnë se ajo është e krijuar nga ari 14 karatësh dhe e modeluar me një diamant të vogël pranë një më të madhi.

Sipas faqes së internetit të markës, stili “përfaqëson një grua që mbështet një tjetër përmes një ‘pinky promise’”. Por nuk është vetëm ky qëllimi i kësaj unaze kaq të bukur dhe elegante.

Kompania prodhuese dhuron 50 për qind të fitimeve të saj për të financuar sipërmarrëset femra, me 11 kompani të financuara deri më sot.

“Misioni ynë në Shiffon është të mbyllim atë hendek gjinor, veçanërisht në sipërmarrje”, thuhet në një deklaratë në faqen e internet.

Janë në listën e njerëzve më me ndikim ngaJanë në listën e njerëzve më me ndikim ngaJanë në listën e njerëzve më me ndikim ngaJanë në listën e njerëzve më me ndikim nga

Janë në listën e njerëzve më me ndikim nga

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Maori në Zelandën e Re, ka bërë një peticion…