Jankoviqi: Ndaj Kosovës luajmë për tri pikë

06 qershor 2019 | 16:17

Mesfushori malazez që aktivizohet te skuadra e Spalit në Itali, Marko Jankoviq, ka bërë me dije se malazezët kërkojnë tri pikë, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë për t’u arritur.

“Ata kanë sulm shumë të mirë, bëjnë presion të lartë. Nëse dimë të sulmojmë mirë në fillim dhe nëse lirohemi mirë nga topi prej vijës së fundit duke shkuar me pasime, do të krijojmë hapësira për sulmuesit. Për ta arritur këtë duhet përqendrim i madh dhe të luajmë qetë. Ne nuk kemi presion, edhe pse kundër nesh është një skuadër e fortë. Nuk do të ishte tragjedi nëse nuk marrim rezultatin që duam. Natyrisht se do të hyjmë në ndeshje për t’i marrë tri pikë”, ka thënë Jankoviq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 21-vjeçare nga Zvicra është kthyer në kryefjalën e mediave,…