Januzaj: Mourinho nuk më dha asnjë rast

14 nëntor 2018 | 17:54

Futbollisti shqiptar i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, është kthyer të flasë për kohën kur ishte pjesë e Manchester Unitedit.

Januzaj e ka akuzuar trajnerin Jose Mourinho se nuk i ka dhënë asnjë rast për ta dëshmuar vetën në United. “Unë nuk kam pasur asnjë shans, sepse në atë kohë Mourinho ndoshta donte lojtarë më me përvojë si emra”, ka thënë Januzaj.

Reprezentuesi i Belgjikës më pas konfirmon se është i lumtur te skuadra e Real Sociedadit. “Për mua nuk ishte problem. Kisha për të lëvizur dhe tani jam i lumtur në Spanjë. Gjithmonë e dija se kisha kualitetin për të luajtur te Manchester Unitedi. Atje nuk ma dhanë një shans, por nuk është problem. Jam i lumtur në Spanjë dhe po shijoj futbollin tim”, ka deklaruar Januzaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita në Kosovë e konsideron si çështje të ndarë ngritjen…