Japin dorëheqje 3 anëtarë të Komitetit për ndarjen e Nobelit

07 prill 2018 | 12:34

Tre anëtarë të Komitetit për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi, Klas Ostergren, Kyle Espmark dhe Peter Englund, kanë dhënë dorëheqje.

Deklaratat për dorëheqje i kanë bërë publike për mediat suedeze por nuk kanë dhënë arsye për këtë vendim.

Komiteti numëron 18 anëtarë të cilët zgjidhen në këto poste deri në vdekje dhe teknikisht nuk u lejohet t’i lënë ato.

Agjencia amerikane e lajmeve rikujton se në vitin 1989 tre anëtarë dhanë dorëheqje për shkak se Akademia nuk pranoi të dënonte kryetarin Ruhollah Homini pasi që kishte bërë thirrje për vrasjen e shkrimtarit Salman Ruzhdi për “Vargjet satanike”. Akademia në atë kohë nuk pranoi dorëheqjet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara takimit që Sportingu i Lisbonës, luajti ditën e djeshme…