Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalet e Kosovës me vlerë mbi 810 mijë euro

25 maj 2021 | 17:01

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar një donacion nga Japonia për pajisje mjekësore, me vlerë prej më shumë se 810 mijë eurosh.

Në kuadër të dhënies së këtij donacioni, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është falënderues ndaj Japonisë, duke shtuar se Kosova ka pasur gjithmonë përkrahje nga ky shtet.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderues për ndihmën e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën, si për këtë donacion por edhe për çdo ndihmë tjetër tuajën. Jam i sigurt që bashkëpunimi jonë do vazhdojë tutje dhe u jemi falënderues”, ka thënë Vitia.

Ndërsa ambasadori japonez, Akira Mizutani, ka thënë se është i nderuar për dorëzimin e këtyre pajisjeve mjekësore. “Japonia është e fokusuar që të qëndroj afër Kosovës dhe të ndihmojë në forcimin e saj dhe sidomos në sektorin e shëndetësisë dhe përmirësimin e shërbimit shëndetësor të qytetarëve të Kosovës. Bashkëpunimi në mes të Japonisë dhe Kosovës sidomos në ditë të vështira duke përmirësuar edhe me tej marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve”, ka thënë Mizutani.

Në anën tjetër, Mitsunori Ogasawara, nga ambasada japoneze në Kosovë është shprehur i lumtur për këtë donacion dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve. Këto pajisje do të instalohen tek Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe në spitalet rajonale në të gjithë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim BEKTESHI Gëzim Aliu, në vitin 2017, u ka dhënë…