Japonia var sulmuesin që vrau shtatë persona më 2008

26 korrik 2022 | 08:17

Japonia ekzekutoi një burrë 39-vjeçar që vrau shtatë persona në Tokio në vitin 2008 gjatë një sulmi me thikë, kanë raportuar mediat lokale.

Tomohiro Kato kreu një nga vrasjet masive më tronditëse në historinë e fundit të vendit.

Ai ishte 25 vjeç kur me kamion u fut në një turmë të këmbësorëve në kohën e drekës në zonën tregtare Akihabara, duke vrarë tre persona.

Më pas, ai kishte goditur kalimtarët me një thikë, duke lënë të vdekur katër persona dhe plagosur tetë të tjerë, shkruan BBC, transmeton Express.

Ai u kap nga policia në vendngjarje dhe më vonë pranoi krimet e tij në gjyq, duke thënë se ishte zemëruar nga bullizmi në internet.

Krimi i tij ndezi shumë debate në shoqërinë japoneze në atë kohë mbi vrasjet e rastësishme, ndikimin në internet dhe dështimet në mbështetjen e shëndetit mendor për të rinjtë.

Të martën, media japoneze raportoi se Kato, tani 39 vjeç, ishte varur në Qendrën e Paraburgimit në Tokio.

Ky është ekzekutimi i parë në vend këtë vit. Dhjetorin e kaluar, Japonia vari tre persona dhe më shumë se 100 të burgosur mbeten të dënuar me vdekje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të…