Japonia vendos për Lojërat Olimpike

14 mars 2020 | 16:05

Koronavirusi ka prekur pjesën më të madhe të botës dhe shumica e sporteve janë pezulluar.

Kampionati Evropian mund të shtyhet për verën e ardhshme, por nuk do të ndodhë kështu me Olimpiadën e parashikuar të zhvillohet në Tokyo.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka theksuar se olimpiada do të mbahet si zakonisht dhe nuk do të ketë probleme. “Ne do ta ndalojmë përhapjen e virusit dhe lojërat olimpike do të mbahen pa asnjë problem, ashtu siç janë parashikuar”, ka thënë numri një i qeverisë.

Lojërat Olimpike do të mbahen në verën e këtij viti në Tokyo. Ata janë planifikuar të nisin më 24 korrik, deri më 9 gusht. Deri më tani, asnjë shtet nuk ka dalë kundër këtij vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që të…