Jashanica: Japim maksimumin për të kualifikim  

25 gusht 2022 | 11:41

Futbollisti Bajram Jashanica ka deklaruar se Ballkani është përgatitur për këtë ndeshje dhe se do të japin atomin e fundit për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Normalisht eksperienca në gara të tilla evropiane normalisht që ndikon edhe te bashkëlojtarët, sa do ku do përvoja jonë që është në arenën ndërkombëtare normalisht që do të ndikojë edhe te ekipi që të paraqitemi sa më mirë siç kemi paraqitur deri në këto ndeshje, deri në ndeshjen e fundit që e kemi luajtur me Shkupin. Besoj që e kemi përgatitur ndeshjen shumë mirë sa kemi pasur mundësi sepse luajtëm edhe me Drenicën ndeshjen. Besoj që jemi përgatitur maksimalisht dhe do të japim atomin e fundit dhe ta japim 100 përqindëshin që të arrijmë deri te grupet”, ka thënë Jashanica.

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti për Çështje Administrative, ka…