Jasharaj i reagon Osmanit: SBAShK-u nuk ka shënime nga terreni se gjendja në shkollat tona është kaq e mjerë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim lidhur me incidentin e djeshëm, ka theksuar se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndjekën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me probleme të shumta infrastrukturore gjatë shkollimit.
Osmani ka cekur problemet me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës, e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë, konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës e shumë çka tjetër.
E në lidhje me këto çështje të cekura nga presidentja Osmani ka folur për gazetë “Blic”, kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.
“SBAShK-u nuk ka shënime nga terreni se gjendja në shkollat tona është aq e mjerë ashtu si e paraqet Presidentja gjatë deklaratës së saj duke u munduar të arsyetohet pse fëmijët e saj qenkan në shkollë privatë dhe kushton aq shumë”, ka thënë Jasharaj.
Ai ka potencuar se nuk është zgjidhje që ushëheqësit të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private e të lënë fëmijët tjerë në kushte të rënduara.
“Në anën tjetër SBAShK-u mendon se nëse vërtetë gjendja në shkolla qëndron e tillë, pra në shkollat publike, atëherë nuk është zgjidhje që secilli udhëheqës t’i marrë fëmijët e tij e t’i dërgoj në shkolla private duke i lënë mijëra nxënës të punojnë në kushte të tilla të rënduara”, ka thënë Jasharaj, duke kërkuar nga institucionet përmirësimin e kushteve në arsim.
“SBAShK-u në secilin takim që e ka pas kudo me institucione, ka kërkuar përmirësimin e kushteve të punës në shkolla mirëpo qeveria aktuale nuk ka bërë asgjë që të përmirësohen kushtet e punës në shkollat e Kosovës”, ka thënë Jasharaj.



