Jasharaj lëshon mbledhjen, shkak deputeti Basha

21 shtator 12:58

Polemika të ashpra ka pasur sot në Komisionin për Arsim, aty ku Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka raportuar para deputetëve.

Jasharaj ka lëshuar mbledhjen pasi deputeti i LV-së, Dimal Basha, kishte filluar të fliste me tonë të lartë, duke thënë se grevat kanë qëllime politike.

“Tjetër sen është, a e sinqertë kërkesa. Me kanë e sinqertë, ish mbajtë në korrik greva. Për ta kuptuar pse s’janë të sinqerta, vet kryetari i SBAShK-ut, thotë midis parlamentit mos ja jep fjalën. Kjo kallzon për mentalitetin e një njeriut dhe të operimit të tij”, ka thënë Basha.

Madje për një moment, një anëtar i SBAShK-ut, i ka kërkuar Bashës “të mos i jap zor”.

Por kjo nuk e ka ndaluar Bashën që vazhdojë të fliste me tonë të lartë.

“Unë i jap sa dush zor, se këtu jam midis parlamentit në shtëpi teme, veç më ngon”.

“Unë t’i kallzova zgjedhjet që t’i ka dhanë. Ti pe përfaqëson dikë. Ti ke kërku nga zyrët e PDK-së me rrëzu një qeveri diktatoriale”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Istrefi ka postuar një set të fotografive në rrjetet…