Jashari, Bahtiri dhe Tahiri takojnë drejtorët e shëndetësisë nga tri komunat

28 prill 2020 | 21:27

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kanë takuar sot drejtorët e Shëndetësisë nga tri komunat, drejtorët e QKMF-ve dhe drejtorin e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, për të koordinuar veprimet në parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19.

“Bashkë me kryetarët u shprehëm falënderues ndaj punës së palodhshme të të gjithë atyre që po punojnë në parandalimin e infeksionit dhe menaxhimit efikas të kësaj situate, duke u nisur nga mjekët, infermierët, policët, inspektorët, zjarrfikësit etj”, ka bërë me dije kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca do të bëjë të detyrueshme vendosjen e maskave në…