Bekim Jashari: Copëtimi i Kosovës do të ishte shkelje e gjakut të dëshmorëve
06 tetor 2018
| 00:07
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka folur për idenë rreth shkëmbimit të territorit me Serbinë.
Ai ka thënë se kufijtë e Kosovës, janë vulosur me gjakun e dëshmorëve.
“Nuk jam kundër bashkimit të Preshevës, por ta caktojnë vendin tonë, të japin tokën tonë, do të ishte shkelje e gjakut të dëshmorëve”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se partitë politike duhet të bëhen bashkë kur janë tema të rëndësishme për vendin, si dialogu i Kosovës me Serbinë në këtë rast.
“Përpos kësaj, edhe gjatë fushatës e pas fushatës, kam kërkuar që shqiptarët të bëhen bashkë”, është shprehur Jashari.
“Liderët duhet t’i thërrasin mendjes e të ulen bashkë të bisedojnë”, ka deklaruar ai.



