Jashari dhe Salihu prezantohen te LNZ Cherkasy

31 janar 2024 | 16:20

Klubi ukrainas, LNZ Cherkasy ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e dyshes së Dritës, Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu. Dyshja e Dritës, Jashari dhe Salihu do ta vazhdojnë karrierën e tyre në Superligën e Ukrainës.

Është vet klubi ukrainas, LNZ Cherkasy, i cili ka konfirmuar transferimin e tyre me anë të faqes zyrtare.

“Muharrem Jashari ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, thuhet në njoftimin e tyre për mesfushorin mitrovicas.

“Hajdin Salihu ka nënshkruar kontratë me LNZ. Ish-lojtari i klubit “Drita” u bë futbollist i skuadrës së Cherkasy”, shkruan në njoftimin për mbrojtësin llapjan.

Transferimi i dyshes së Dritës thuhet se i ka kushtuar klubit ukrainas rreth 400 mijë euro, si dhe gjilanasit kanë mbajtur një pjesë të kartonit të lojtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi punues për reformën në drejtësi ka mbajtur takimin e…