Jashari: Hysni Gucati ndodhet në zyrat e OVLUÇK-së, nuk kemi informacion se është arrestuar (Video)

25 shtator 2020 | 13:12

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se ende nuk ka ndonjë informacion se kryetari OVLUÇK-së, Hysni Gucati është arrestuar nga policia e EULEX-it.

Ai ka thënë se Gucati ndodhet në zyrat e OVLUÇK-së.

“Sipas informacionit që kemi është në zyrat e OVLUÇK-së. Nuk kemi ndonjë informatë nga ajo që po qarkullon në medie (se është arrestuar)”, ka thënë ai.

Jashari u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të kenë vëmendje ndaj kësaj situate, pasi sipas tij, sot është shkelur mbi gjakun e dëshmorëve.

Flet për “Epokën e re”, Xhavit Jashari

Publiée par Gazeta "Epoka e re", Prishtinë sur Vendredi 25 septembre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas e nis me ndeshjen ndaj Trepçës mbrojtjen e…