Jashari: Mësimi fillon me kohë, nuk ka grevë

27 gusht 2018 | 10:28

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Rrahman Jashari, ka thënë  se mësimi do të fillojë me kohë, më 3 shtator, pra protesta nuk do të ketë.

“Ne do të presim nga institucionet tona që ti plotësojnë kërkesat legjitime të mësimdhënësve”, ka thënë Jashari për RTK-në.

Ai ka shtuar se SBASHK-u është zëri i mësimdhënësve dhe atyre u takon të vendosin për atë nëse do të shkojnë në grevë, nëse kërkesat e tyre legjitime, për pranimin e stazhit për vitet ’90-ta dhe ligji i për nivelizimin e pagave, nuk miratohen sipas kërkesave të tyre, të bëra më parë, e me çka parimisht është pajtuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…