Paralajmërimet për mocion ndaj Qeverisë, joserioze

27 gusht 2018 | 07:51

Ministri i Infrastrukturës nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, nuk u frikësohet paralajmërimeve të opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Lekaj ka thënë se këto pretendime të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë joserioze, duke shtuar se këtë refren ky subjekt politik e ka përsëritur prej ditës që Ramush Haradinaj është bërë kryeministër i vendit.

Lekaj ka bërë me dije se nëse opozita do ta kishte shumicën në Kuvend, atëherë Qeveria do të dorëhiqej. Duke folur rreth procesit të dialogut Kosovë Serbi, ai ka theksuar se Qeveria Haradinaj nuk pranon kompromise të reja në këtë proces.

“Prandaj çdo kompromis që e kalon pakon e Ahtisarit, Qeveria Haradinaj e konsideron të dëmshëm”, është shprehur Lekaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza, dhe bashkëshorti i saj Hajrush…