Jashari: Skenderaj dhe Drenica, mbeten çerdhe e lirisë

18 qershor 2018 | 14:48

Komuna e Skenderajt ka shënuar të hënën 19-vjetorin e çlirimit. Autoritetet lokale dhe qendrore kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas homazheve, Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur një seancë solemne.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se kjo komunë dhe Drenica në përgjithësi vazhdojnë të mbetën çerdhe e lirisë.

“Ashtu siç ishin dje çerdhe dhe vatër lirie, sot janë vatër e çerdhe përkushtimi, devotshmërie dhe angazhimi për secilin qytetar dhe pjesë të komunës së Skenderajt”, ka thënë Jashari, duke shtuar se janë zotuar se do ta vazhdojnë rrugën e dinjitetit që e shtruan të parët e këtij vendi.

“Sot në këtë mbledhje solemne, me nderim dhe guxim e ndershmëri vijojmë rrugën e dinjitetit që na e shtruan të parët tanë, duke rikonfirmuar se Skenderaj dhe Drenica ishin dhe mbeten çerdhja e lirisë, çerdhja e trimërisë e punës dhe begatisë. Në këtë ditë çlirimi të Skenderajt zotohemi dhe angazhohemi të punojmë për mirëqenien e secilës familje e në veçanti për të rinjtë tanë”, ka thënë Jashari.

Ai për këtë ditë nuk la pa përmendur edhe kontributin dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të lirisë dhe familjes së tij.

“Në këtë përballje ne humbëm edhe më të dashurit që më nuk janë në mesin tonë, por tash i kemi në libra historie, me kryefjalën e lirisë tonë babës Shaban, bacës Adem, babës Hamëz e shumë e shumë heronj e dëshmorë të vendit tonë”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanye West mund të ketë konkurrencë të fortë nëse kandidon…