Jashari: Të gjitha familjet e Skenderajt do ta kenë sofrën e Fitër Bajramit të mbushur plotë

18 maj 2020 | 13:21

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se kanë filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për 4 000 familje të kësaj komune, duke përfshirë familjet në asistencë sociale dhe familjet të cilat kanë mbetur pa të ardhura në këtë kohë pandemie si pasojë e vendimeve të qeverisë.

“Nga 4 000 pako ushqimore sa do të shpërndajmë sot dhe nesër tek secila shtëpi veç e veç në çdo fshat, 2 000 pako ushqimore janë të financuara nga buxheti i komunës sonë dhe 2 000 të tjera nga donatorë, humanistë të ndryshëm, shoqata bamirëse, biznese, organizata vendore e ndërkombëtare dhe bashkëkombas nga diaspora jonë e dashur”.

“Falënderimet së pari i takojnë Zotit të madhërishëm dhe pastaj donatorëve humanistë për përkrahjen e tyre dhënë familjeve në nevojë në këtë situatë emergjente. Pafundësisht mirënjohës ndaj kontributit të donatorëve të shumtë që na ndihmuan që në festën e Fitër Bajramit, të gjitha familjet e komunës sonë ta kenë sofrën plotë. Vazhdojmë të bashkuar për njëri-tjetrin!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
120 karroca janë vendosur sot në sheshin “Skënderbeu”, e mesazhi…