Java e shtatë sjell derbin e madh në hendboll

01 nëntor 2019 | 23:16

Prishtina e Besa Famgas takohen në derbin e madh të hendbollit Kosovar.

Kjo ndeshje luhet të dielen nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kurse i takon javës së shtatë të Superligës për hendbollistë. Janë këto dy skuadrat e vetme që nuk kanë humbur në këtë edicion të garave. Prishtina i ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë. Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar pesë ndeshjet që i ka luajtur dhe është në vend të dytë me 10 pikë. Pritet ndeshje e bukur dhe hendboll cilësor nga skuadrat që kanë shumë reprezentues në përbërje.

Në javën e shtatë janë edhe disa ndeshje tjera interesante. Të dielen nga ora 17:30 në Gjakovë takohen Vëllaznimi e Vushtrria, kurse prej orës 18:00 është ndeshja Prizreni – Drita. Rivalitet i madh pritet edhe në Drenas ku takohen Drenica e Trepça, të shtunën nga ora 19:00. Llapin e pret punë shumë e vështirë ndaj Kastriotit. Edhe ndeshja Llapi – Kastrioti është të shtunën nga ora 19:00 kurse zhvillohet në Podujevë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet java e gjashtë. Të shtunën janë ndeshjet Zhegra – KEK-u (19:00) dhe Vjosa – Dukagjini (12:30). Lepenci e Deçani takohen të dielen nga ora 11:00 në Ferizaj kurse ndeshje tjetër e kësaj jave është ajo në mes të Ulpianës e Rahovecit e cila zhvillohet ne ora 13:30.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, duke iu referuar përplasjes…