Javën e ardhshme, Turqia pranon dërgesën e parë të raketave ruse

05 korrik 2019 | 11:35

Dërgesa e parë e sistemit raketor rus pritet të arrijë në Turqi, gjatë javës së ardhshme, ka raportuar “Reuters” duke cituar televizionin privat turk, Haberturk.

Uashingtoni e ka paralajmëruar Turqinë, se do të përballet me sanksione, nëse e instalon sistemin rus.
Ankaraja, mund të përjashtohet edhe nga projekti i furnizimit me aeroplanët amerikan F-35, nëse e përmbushë kontratën me rusët.

SHBA-ja thotë se sistemi rus, përbën rrezik për aeroplanët e saj ushtarak.

Mediumi turk, gjithashtu raportoi, se një ekip i teknikëve rus, do të mbikëqyrë instalimin e sistemit.

Edhe aleatët tjerë të NATO-s, kanë shprehur brengën lidhur me këtë ndërmarrje të Turqisë.
“Pavarësisht sanksioneve që mund të pasojnë, pavarësisht mesazheve nga Amerika, ne e kemi blerë sistemin S-400”, ka deklaruar, më 24 qershor, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.
Në muajin maj, Ndihmës-sekretarja e mbrojtjes, Kathryn Wheelbarger, tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga ana e Turqisë, do të kishte një efekt shkatërrues për raportet e saj me aleatët tjerë të NATO-s, si dhe pjesëmarrjen e saj në programin e furnizimit me aeroplanë luftarakë të SHBA-së, F-35./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë mirëpritur ndalimin e…