Javën e kaluar KEDS-i zuri 185 konsumatorë duke e vjedhur energjinë elektrike

21 nëntor 2022 | 12:31

KEDS-i ka vazhduar aksionet për kontrolle rreth keqpërdorimeve të konsumatorëve të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur energjinë elektrike.

Sipas njoftimit, brenda një jave ekipet e KEDS-it kanë kryer 1 940 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, ku 185 prej tyre është vërtetuar se kanë qenë duke e anashkaluar matjen e saktë të energjisë elektrike.

“Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore. Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet  dhe nën distriktet janë kryer 1940 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 185 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…