Jeff Bezos: Amazon do të investojë një miliard dollarë në Indi

15 janar 14:22

Shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se do të realizojë investime të mëdha në Indi, duke thënë se ky shtet është kyç për rritje të tregut.

Bezos ka thënë se kompania e tij do të investojë 1 miliard dollarë në digjitalizim të bizneseve të vogla dhe të mëdha, duke u lejuar atyre që të shesin online.Duke folur në Nju Delhi në një konferencë, Bezos ka thënë se shekulli 21, do të jetë “shekulli indian”.

Vizita treditore e miliarderit në Indi, pritet të përcillet me protesta masive.

Mijëra kompani të vogla tregtare nga 300 qytete kanë planifikuar mbajtjen e protestave, për shkak të asaj që e konsiderojnë ndikim negativ të kompanisë Amazon në prodhuesit e tregut lokal.

Ata pretendojnë se Amazon do t’i largojë nga tregu, duke ofruar produkte më të lira, dhe duke ofruar shërbime tjera në platformat që ka.

Amazon në anën tjetër mohon këto pretendime.

Gjatë konferencës, Bezos mes tjerash ka thënë: Dinamika, energjia, rritja. Ky shtet ka diçka të veçantë, dhe kjo është demokraci”.

Tregu online në Indi është i dominuar nga kompanitë Amazon dhe Flipkart.

Kjo e fundit është në pronësi të gjigantit amerikan, Walmart.

Megjithatë, të dyja këto kompani janë përballur me vështirësi vitin e kaluar, pasi Qeveria indiane ka prezantuar ligje të reja që u pamundësojnë kompanive të huaja online, shitjen e mallrave të tregut indian/REL.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamur Maloku Me fjalë të mëdhaja m’i zgjate krahët, më…