Jeff Bezos dhuron 98.5 milionë dollarë për familjet e pastreha

25 nëntor 2019 | 11:03

Drejtori i Përgjithshëm i “Amazon”-it, Jeff Bezos, ka njoftuar se ka dhuruar 98.5 milionë dollarë në vitin 2019 për 32 organizata që ndihmojnë në strehimin e familjeve të pastrehë.

Fondacioni i bamirësisë i miliarderit Bezos Day “1 Fund” ka bërë me dije lajmin për donacionet. Bezos hapi fondacionin në shtator të vitit 2018 dhe donacionet shkuan këtë vit për 32 organizata në 23 shtete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iggy Azaleas dhe të dashurit të saj Playboi Carti u…