Jemi të gatshëm të takohemi me Vetëvendosjen

10 dhjetor 08:48

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka kërkuar takim për të diskutuar për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Ai tha se së pari duhet që LV-ja të ketë një kërkesë zyrtare për takim, pastaj do t’i diskutojmë këto.

“Deri më tash nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare nga Vetëvendosje që të kërkojë takim me PDK-në. Ne jemi parti serioze. Për ne fakt i mirëfilltë është nëse Vetëvendosje kërkon një takim të tillë së pari, pastaj së dyti ne duhet ta shqyrtojmë një gjë të tillë se cili është qëndrimi ynë. Së treti, le t’i sjellin 40 nënshkrime në Kuvend, atëherë ne do të dalim me një qëndrim shumë serioz dhe të qartë me mocionin. Nuk i japim votë LV-së pa u taku me të. Jemi të gatshëm të takohemi”, tha Hoxhaj në “Rubikon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi, ka vdekur në moshën…