Jeni të mërzitur nga puna juaj? Shikoni këto fotografi

05 gusht 2018 | 16:32

Me dhjetëra persona vdesin çdo vit në Dhaka të Bangladeshit teksa punojnë për të pastruar pusetat e bllokuara.

Ata nuk kanë asnjë veshje mbrojtëse dhe zhyten në ujëra të ndotur, duke rrezikuar jetën nga problemet shëndetësore që mund t’ju shfaqen.

Dhaka është një qytet me 14 milionë banorë dhe vuan nga një sistem i papërshtatshëm kanalizimesh.

Punonjësit duhet të tregohen të zotët dhe të mbajnë frymën deri në zgjidhjen e problemeve.

Pasi të shihni këto fotografi, me siguri do të ndryshoni mendjen në lidhje me punën tuaj, nëse mendoni se është e mërzitshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç pushimeve,  mërgimtarët kthehen në atdhe edhe për dasma. Gushti…