Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK

18 dhjetor 2017 | 11:12

Drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Muharrem Avdiu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të kësaj klinike.

Avdiu ka konfirmuar se për shkaqe shëndetësore nuk mund ta vazhdojë pozitën e drejtorit në këtë klinikë. “Për arsye shëndetësore gjatë ditës së premte unë kam dhënë dorëheqje”, ka thënë Avdiu për “Express”.

Në vend të Avdiut si ushtrues detyre e drejtorit është vënë doktoresha Drita Telaku-Qosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë vetëm katër skuadra nga Vala Superliga e Kosovës në…