Vetëm katër skuadra nuk kanë bërë ndryshime të trajnerëve në Superligë

18 dhjetor 11:07

Janë vetëm katër skuadra nga Vala Superliga e Kosovës në futboll që, pas sezonit vjeshtor, nuk e kanë bërë asnjë ndërrim të trajnerit.

Bëhet fjalë për Llapin, Lirinë, Gjilanin dhe Drenicën. Tahir Batatina dhe Arbnor Morina ishin në krye të Llapit dhe Gjilanit edhe në edicionin e kaluar, kurse Blendi Shkëmbi dhe Bekim Shotani në fillim të këtij kampionati e kishin marrë drejtimin e Lirisë dhe Drenicës, por që kanë treguar një ecuri mjaft të mirë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti do të rikthehet te Chelsea. Javën e kaluar…