Jep dorëheqje drejtori i “Trepçës”

12 mars 13:15

Ahmet Tmava ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të “Trepçës”.

Tmava ka thënë për “klankosova.tv” se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili sipas tij e ka penguar në kryerjen e detyrave.

“Jemi në një vakuum ligjor. Që 17 muaj nuk po funksionalizohet Ligji për ‘Trepçën’, për kaq kohë nuk ka një bord”.

“Edhe ministri Valdrin Lluka me ka penguar në të drejtën për ta kryer detyrën time sipas përgjegjësive që kam pasur, prandaj jap dorëheqje”, ka thënë Tmava.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero do të qëndrojë dy…