Jep dorëheqje zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala

31 tetor 2022 | 23:42

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Shala mbante këtë pozitë në Qeverinë Kurti 2 që nga marsi i vitit 2022.

Lajmin për dorëheqjen e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë ajo.

“Po, kam kërkuar dorëheqjen dhe nuk shërbej më në cilësinë e zëvendësministres së Drejtësisë” – tha Shala për KALLXO.com.

Arsyeja e dorëheqjes, sipas Shalës, është vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, i cili ndalon emërimin, riemërimin dhe avancimin e stafit akademik që shërben në detyra publike.

Detajet në link: https://bit.ly/3TTQrm4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ne e dimë se dy vitet e fundit kanë pasur…