Jeronimo Sarin rikthehet te Sigal Prishtina pas nëntë vitesh

02 qershor 2026 | 11:40

Sigal Prishtina ka vendosur t’ia besojë sërish drejtimin e skuadrës trajnerit Jeronimo Sarin. Strategu kroat është emëruar në krye të bardhekaltërve, duke u rikthyer në kryeqytet pas nëntë vitesh.

Sarin rikthehet në Kosovë vetëm gjashtë muaj pas largimit të tij të fundit nga basketbolli kosovar, ndërsa tashmë do të nisë një kapitull të ri me klubin më të trofeshëm në vend.

Trajneri kroat është një emër i njohur për tifozët prishtinas, pasi kishte drejtuar Sigal Prishtinën edhe në të kaluarën, duke lënë gjurmë në periudhën e tij të parë në krye të skuadrës.

Me emërimin e Sarinit, Prishtina synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për edicionin e ri, me objektiva të qarta për trofetë vendorë dhe paraqitje sa më të suksesshme në garat ndërkombëtare.

Ditët në vijim pritet të jenë mjaft aktive për klubin nga kryeqyteti, i cili po punon në kompletimin e stafit dhe të përforcimeve për sezonin 2026/27.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka vendosur Denzel Dumfriesin si një nga objektivat…