Jese dështon te Stoke, rikthehet te PSG-ja

03 maj 2018 | 13:14

Jese Rodriguez do të rikthehet te Paris Saint Germaini në verë. Lajmin e ka bërë të ditur klubi aktual i sulmuesit spanjoll, Stoke City.

Jese Rodriguez këtë sezon ka luajtur në formë huazimi te Stoke nga PSG-ja. Për momentin lojtari është i dëmtuar, ndërkohë që me skuadrën angleze në këtë sezon ka zhvilluar në total 10 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol. Një ecuri jo shumë pozitive kjo për një futbollist i cili ka luajtur edhe me Realin e Madridit dhe për ta blerë kartonin e tij nga “Los Blancos”, PSG-ja shpenzoi 25 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e përvjetorit të dëshmorit Hasan Hasani, kryetari i…