Jessica Alba kapet mat në momente intime me aktorin e njohur
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jessica Alba, është fotografuar në momente
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jessica Alba, është fotografuar në momente romantike me partnerin e saj, aktorin Danny Ramirez, gjatë pushimeve të tyre në Miami Beach.
Çifti është parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në det, ndërsa shijonin një ditë relaksi në brigjet e Floridës. Të dy nuk kanë nguruar të tregojnë hapur afeksionin për njëri-tjetrin, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e paparacëve dhe mediave rozë.
Siç shihet nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, 45-vjeçarja u shfaq me një palë bikini me motive zebre dhe një mbulesë të bardhë plazhi. Ndërsa 33-vjeçari kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë verore me pantallona plazhi dhe kapelë.
Në disa prej fotove të publikuara, aktorja shihet duke u mbështetur te partneri i saj, ndërsa më vonë Danny e përqafon nga pas gjatë shëtitjes në ujë, duke konfirmuar edhe një herë afrimitetin mes tyre.
Nuk është hera e parë që çifti zgjedh Miami-n për pushime, pasi ata janë parë edhe më herët në të njëjtin destinacion, që duket se është kthyer në një nga vendet e tyre të preferuara për arratisje romantike.
Lidhja e Jessica Albës me Danny Ramirez u bë publike gjatë vitit 2025, pas ndarjes së aktores nga ish-bashkëshorti Cash Warren, me të cilin ka tre fëmijë.







