Valdeti nuk beson se Anjeza ka të dashur jashtë: Do të bindem vetëm kur të përballem me të

19 nëntor 2026 | 11:16

Dyshimet për jetën sentimentale të Anjezës kanë sjellë një tjetër diskutim brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Këtë herë, Valdeti është shprehur hapur se nuk beson që ajo ka një të dashur jashtë, ashtu siç ka deklaruar më herët.

Gjatë përballjes me Anjezën, Valdeti theksoi se qëndron pas mendimit të tij dhe se nuk do ta ndryshojë derisa të bindet personalisht.

Valdeti: Unë fjalës sime i qëndroj pas.

Anjeza: Cilës fjalë?

Valdeti: Unë nuk besoj që ti ke të dashur dhe fjala ime mbetet ashtu, deri në momentin kur e shoh, përballem direkt me të.

Anjeza: Pse duhet të përballesh direkt me të?

Valdeti: Në qoftë se bie. Në qoftë se unë dal jashtë edhe e shoh që ti ke të dashur, të kërkoj falje. Unë e kam atë mendim dhe nuk e ndërroj.

Ndërkohë, edhe disa komentues kanë ngritur dyshime se deklarata e Anjezës për një lidhje jashtë shtëpisë mund të jetë pjesë e lojës.

Mbetet të shihet nëse dyshimet e Valdetit do të marrin përgjigje pas përfundimit të eksperiencës në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, priti…