Jeton Lajçi i bashkohet Vetëvendosjes

20 shtator 2019 | 13:02

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka bërë me dije se kësaj lëvizje i është bashkuar Jeton Lajçi nga Peja.

Me këtë rast, ai ka thënë se me Jetonin dhe të tjetër që i janë bashkuar Lëvizjes  nga fusha menaxhimit të turizmit, në vend të shpronësimeve dhe asfaltit do të vendoset zhvillimi dhe gjelbërimi.

“Jeton Lajçi ka përfunduar studimet për Menaxhim të Turizmit në Institutin ITV të Bern-it dhe për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin e Tiranës. Ai në Lëvizje vjen nga Peja që shënon rëndësinë e zhvillimit turistik në vend dhe sjell përvojën nga fusha të ndryshme të turizmit ndërkombëtar me punën që ka bërë për kompani prestigjioze në Zvicër. Kosova është e pasur me bukuri natyrore por që nuk njihen sa duhet nëpër botë. Fusha e turizmit malor, planifikimi hapësinor dhe rregullator për zona turistike nuk është i plotë. Me Jetonin dhe të tjetër të kësaj fushe që i janë bashkuar Lëvizjes, në vend të shpronësimeve dhe asfaltit do të vendoset zhvillimi dhe gjelbërimi. Kështu, bashkë me Ali Lajçin, Shpejtim Bulliqin e Petrit Bicajn, i uruam mirëseardhje dhe suksese Jetonit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica,…