Jeton Ujkani, kryesues i Asamblesë Komunale në Mitrovicë i bashkëngjitet AAK-së

30 korrik 2018 | 16:10

Jeton Ujkani, kryesues i Asamblesë Komunale në Mitrovicë, është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Jeton Ujkani është njëri prej autoriteteve më të vlerësuara politike në Mitrovicë dhe kontributi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë i rëndësishëm.

Ujkani ka thënë se i bashkohet ekipit të Haradinaj dhe AAK-së, i bindur se kjo është në të mirën e vendit dhe të Mitrovicës si qytet tejet i rëndësishëm.

AAK-ja e ka vlerësuar punën dhe angazhimin e strukturës udhëheqëse të degës së AAK-së në Mitrovicë, dhe aderimin e Ujkanit do të shërbejë për forcimin e mëtejmë të AAK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se falë dialogut…