Jo ‘letra e 2013’-s, por marrëveshjet e ‘23-s janë tradhti!

08 shtator 2023 | 12:24

Shkruan: Hisen Berisha

Presidentja e Kosovës në takim me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, vazhdojë ta shesë tradhtinë që janë duke ia bërë vendit dhe institucioneve kushtetuese të sigurisë dhe mbrojtës, bashkë me Albin Kurtin, me marrëveshjen e Ohrit dhe Bratislavës.

Në asnjë konferencë, takim apo forum, ku kërkohet ndalim i zbatimit të misionit nga institucionet kushtetuese të sigurisë dhe mbrojtjes, në terë territorin e vendit, udhëheqësit e Kosovës nuk duhet ta pranojnë.

Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, me kërkesën e tij, e shkeli rezolutën 1244, të KS/OKB, produkt i secilës janë edhe policia me të gjitha njësitë edhe Ushtria e Kosovës.

Ndërsa presidentja e shkeli Kushtetutën e Kosovës, e cila është garantuese e funksionalitetit institucional të shtetit, kur pranoj të diskutohet për autoritetin kushtetues të institucioneve të Kosovës.

Hamendësoj se, çka deshi të thotë presidentja në fjalimin e saj si ligjëratë shkollore, kur citoj “Marrëveshjen e vitit 2013 apo shkëmbimi i letrave”, duke aluduar në letrën e NATO-së dërguar në Forcë, përmes presidentit të Republikës së Kosovës!?

Ajo ishte një “marrëveshje” shumë e ngushtë, letërurdhëresë për institucionet tona të sigurisë, që ne synojmë dhe sigurohemi që ato në të ardhmen e afërt, të jenë pjesë e institucioneve euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes” .

A mos deshi presidentja ta përfshiëj në atë marrëveshje edhe ndalimin e Policisë së Kosovës përkatësisht njësive për operacione speciale, t’i kufizojë në misionin e tyre kushtetues që të veprojnë në tërë territorin e vendit?

Përderisa “marrëveshja” e vitit 2013 u imponua si shprehje e vullnetit për të quar përpara dialogun si proces dhe u bë në kohën kur FSK-ja në atë fazë të zhvillimit nuk i kishte të deklaruara kapacitetet e plota operacionale, as për fushën e misionit “Mbështetja Ushtarake Autoriteteve Civile (MUAC)” që do të thotë të Mbrojtjes Civile për Reagim në Kriza dhe  fatkeqësitë elementare, pra nuk ishte ushtri me mision ushtarak!

Por, që nga dhjetori i vitit 2018, ne e kemi ushtrinë që po i zhvillon kapacitetet për të gjitha fushat e misionit, qoftë për mbrojtjen e integritetit territorial apo operacionet ndërkombëtare për mbështetjen e paqes.

Prandaj, “marrëveshja” e vitit 2013 apo letërkëmbimi NATO – Kosovë, merr fund me arritjen e kapaciteteve të plota operacionale nga FSK-ja dhe bartjen e përgjegjësive sipas misionit nga KFOR-i te FAK-u, sipas Planit të sinkronizimit.

Por, ajo çka po shihet në proces, në Kosove na është instalua një qeveri kuislingë.

Ketë kuislingitët, e parja e vendit dhe recidivistja në shkelje të Kushtetutës, u mundua të mbështjellë me një fjalim që ma shumë i ngjan një fushate elektorale sa një takimi me sekretarin e NATO.

Natyra e njohur tashmë e komunikimit nga presidentja, e cila u mendua t’i tregojë sekretarit të NATO se kush është Serbia, tregon se e ka humbur hapin, ngase shërbimi informative i NATO i dinë më mirë se ne, të gjitha ato që ndodhin në rajon dhe botë.

Ajo çfarë sugjeroj, e që duhet institucionet dhe qeveria të bëjnë kujdes, është se organizatat terroriste  si “Brigadat e Veriut” që po kërcënojnë vazhdimisht, po duan të na vënë në lajthitje, për të na futur në konflikt me KFOR-in.

Pra, qeveria përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të veprojnë me kujdes në provokimet deklarative të këtyre terroristëve.

Kjo do të na vinte në përplasje me PUN-in në veri, pra me KFOR-in sepse sipas Stoltenbergut dhe ligjëratës shkollore në konferencën për shtyp të presidentes, tani më jo vetëm FSK-ja, por as Policia e Kosovës me theks njësitë për operacione speciale nuk mund të veprojnë më ne veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e RTK-së ka bërë një reagim publik,…