JO VOTEN SHQIPTARE MAQEDONIT

08 mars 2020 | 12:01

Sokol GASHI

Po afrohen zgjedhjet e prillit 2020 në Maqedoninë e Veriut!

Sikur zgjedhjet e kaluara edhe këto zgjedhje janë me interes të gjithanshëm!

Kryetari i LSDM-së Zaev u bë i pari që pas vitit 2001, arriti të merrte votë shqiptare dhe këtë fitore të parë të tijë, në zgjedhjet e prillit është duke tentuar ta thellojë edhe më shumë, ta ketë edhe me të madhe!

A duhet të ndodhe në mes shqiptareve kjo?
A bën të ndodhë në mes të shqiptareve kjo?

Vëllezer e motra shqiptare, të përkatësisë fetare muslimane, ortodokse e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pashë gjakun shqiptar në deje që e keni!

Pashë varret e gjyshërve e stërgjyshërve, nënave e lokeve tona heroina e të shumëvuajtura!

Pashë luftën shqiptare e gjakun e derdhur të luftëtarëve për liri nëpër histori e të luftës së vitit 2001 të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut!

Pashë Dëshmorët e Heronjtë e Kombit, të plagosurit në luftë dhe invalidët e çlirimit të Atdheut!

MOS JA JEP VOTEN TËNDE KANDIDATIT MAQEDON PËR DEPUTET!

MOS JA JEP VOTEN TËNDE PARTISË POLITIKE MAQEDONE!

Mos ja jep voten shqiptare maqedonit, se voten tënde shqiptare mundesh me ia dhënë kandidatit nga partia politike shqiptare!

Ti qe e din historinë e popullit shqiptar, si mundesh me ia dhënë votën tënde kandidatit e partisë politike maqedone?

A do të hahet buka e a do të pihet uji pasi ta votosh kandidatin e partinë politike maqedone?
Po do të hashë e do të pishë, por do të jetosh me turp e me faqe të zezë!

Ndërgjegjja nëse ke ka për të vrarë përgjithmonë!

Femijët, nipërit e mbesat tuaja kur të mësojnë për këtë votën tende për maqedonin e jo shqiptarin, do të të pështyejnë mbi varr, do të turpërohen përgjithmonë!

A ke harruar se çka kanë bërë maqedonët në kohën e ish-jugosllavisë dhe pas demokracisë së viteve të 90-ta mbi popullin shqiptar në Maqedoninë e Viriut a?

Të dashur dhe shumë të nderuar kryefamiljarë të familjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut!

Pashë të ardhmen e ndritur e të lumtur të fëmijeve tuaj, nipërve e mbesave, votoni kandidatët shqiptar për deputet dhe partite politike shqiptare!

Qysh mundesh kur ta marrësh lapsin e votu, dhe voton për kandidatin e partinë politike maqedone, dhe aty ke kandidat shqiptar dhe parti politike shqiptare!…

Votues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, të lutem, pashë buken e pashë ujin, pashë token e pashë varret e të parëve tanë, pashë varret e dëshmorëve të Atdheut e pashë varret e veprimtareve të kombit, pashë varret mesuesve e profesoreve shqiptare, mos voto për kandidatin maqedon e për partinë politike maqedone!

Nëse e ndjen veten tënde votë të mirfillët shqiptare, mos lejo të votosh për LSDM e VMRO!

O vëlla shqiptar!
Oj moter shqiptare!

Jo, mos voto kandidat maqedon e parti politike maqedone!

Jo është mekat!
Është marre!

Nuk duhet dhe nuk ban që vota shqiptare të shkojë, për ata të parët e të cilëve, na kanë shtypur e na kanë mbajtur robër të tyre, për ata që në vitin 2001 të luftës çlirimtare, ishin kundër çdo gjëje shqiptare!

Jo votën shqiptare për maqedonët, se të mallkon toka e të mallkon lokja, të mallkon gjaku e të mallkon Kombi, të mallkon Skënderbeu e të mallkon Atdheu!

Popull shqiptar i Maqedonisë së Veriut, voto për kandidat shqiptar e për parti politike shqiptare!

Popull shqiptar i Maqedonisë së Veriut, voto shqip e për parti politike shqipe!

Shqiptarët e Maqedonisë, voten vetëm partive shqiptare, askujt tjetër!

Vota e shqiptarit në Maqedoninë e Veriut, të shkojë për popullin shqiptar!

Kush voton për kandidatin shqiptar e për partinë politike shqiptare në Maqedoni, ka votuar jo vetëm për veten e tij, për fëmijët e tij, për nipër e për mbesa, por ka votuar edhe për SHBA, edhe për
NATO, edhe për BE, edhe ka votuar për të ardhmen e lirë e origninale shqiptare!

Voto shqip e shqiptarisht, e jo maqedonisht!

Shqiptarë nëse votoni shqip, do te vazhdoni të keni Kryetar shqiptar të Parlamentit, Zv. Kryeministra, shumë Ministra e zv. Ministra, Drejtorë e Zv. Drejtorë, në të kundërtën shqiptarët do bëhn të mjerë, e do të humbin fuqinë politike dhe ekzekutive ne Maqedoninë e Veriut!

Jo maqedonisht, por shqip voto!
Shqip për flamur e për gjuhën shqipe, për integrim euroatlantik e për emancipim njerëzor!

E ardhmja e Maqedonisë së Veriut, është 50% shqiptare!

Me votën tonë duhet ta rrisim këtë përqindje!

Rroftë populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

8 Mars 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arjeta Kelmendi Demë, doja ta mbyllnim bashkë jetën dhe bashkëshortësin,…