Johnsoni planifikon ‘Planin Marshall’ për Ukrainën

27 tetor 16:08

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson është thënë se po mendon nëse do të krijojë një organizatë të re për të mbështetur Ukrainën dhe për të rindërtuar ekonominë e saj të shkatërruar nga lufta.

Këtë organizatë, një nga miqtë e Johnsonit e ka përshkruar si një “Plan Marshall”.

“Kjo është si një ‘Plan Marshall për Ukrainën’. Borisi do të mbledhë shumë para nga donatorët privatë”, ka thënë ai për “Daily Telegraph”.

Johnsoni ishte shumë popullor në Ukrainë për mbështetjen e tij ndaj Kievit gjatë kohës sa ishte kryeministër.

Ndihma e tij përfshinte mbikëqyrjen pa pilotë dhe sistemet e raketave, si dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për refugjatët ukrainas që ikin nga zona e luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suksesi i shqiptarëve në fusha të ndryshme është prezent nëpër…