Josa: Ndaj Flamurtari kemi bërë paraqitje të bukur

27 mars 2019 | 17:32

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka vlerësuar se skuadra e tij bëri një paraqitje të bukur në përballjen ndaj Flamurtarit, e cila përfundoi 3-0.

“Kemi bërë paraqitje të bukur. E realizuam shpejt golin e parë, kurse goli i dytë na dha më shumë siguri. Flamurtari ishte skuadër që në zonën tonë nuk krijoi raste”, ka thënë Josa.

Ndeshja Prishtina-Flamurtari, ishte ndeshje e mbetur e javës së 23-të, në IPKO Superligë.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua 82-vjeçare ka deklaruar se kryen marrëdhënie seksuale 3…