Joseph porosi Zelenskyt: E ke fuqinë ta ndalosh agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën

18 nëntor 2023 | 16:24

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph,thotë se Ukraina e ka fuqinë që ta ndalojë agjendën e Rusisë në Ballkan.

Joseph ka reaguar pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rusia mund të ndalohet, ka theksuar Joseph, nëse Kievi e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

“Z. President, ti e ke fuqinë që ta ndalosh agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do t’i humbësh municionet nga Serbia”, ka shkruar Joseph duke shtuar se Ukraina është në pozicion unik që të shtyjë edhe shtetet mosnjohëse tjera ta ndërrojnë qëndrimin karshi Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ndarë shqetësimin se Rusia mund…