Joshua: Do të mësoj nga kjo humbje, do të përmirësohem dhe do të fitoj në rimeç

26 shtator 2021 | 09:26

Anthony Joshua ka folur pas humbjes së titujve botëror në peshat e rënda, pas humbjes nga Oleksandr Usyk me vendim unanim.

Boksieri britanik është mposhtur nga ukrainasi Usyk, i cili ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar bote.

Ukrainasi tashmë do të mbajë tre tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pasi fitoi me dominim në meçin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Joshua ka reaguar pas humbjes duke thënë se kjo do të jetë një mësim për të, ai do të përmirësohet me kalimin e kohës dhe do të jetë gati për rimeç.

“Ne do të kthehemi përsëri. 12 raunde të shkëlqyera, përvojë e madhe gjithashtu në ring dhe përparim nga ky moment e tutje. Së shpejti do t’i bëjmë të gjitha përsëri”, ka thënë fillimisht Joshua pas humbjes.

 

“Unë do të ngrihem lart, do të shikoj veten në pasqyrë dhe do të them se e di që mund ta bëj. Thjesht duhet ta duroj veten”.

Joshua ka këmbëngulur se mund të mësojë nga kjo humbje dhe të përmirësohet.

 

“Ne do të kthehemi përsëri, do të vij nga vendi ku e lamë tani dhe pastaj do të kthehem dhe do të përpiqem të jem më mirë. Jam i sigurt se do të jem më mirë në meçin tjetër. Ai ende goditet, goditet shumë dhe në rimeç thjesht do të mësojmë se si ta godasim më shumë dhe të jemi më tronditës me përzgjedhjen tonë të goditjeve”.

“Janë mundësitë që i kam dhënë. Unë thjesht do të kthehem dhe do të shikoj veten dhe do të korrigjoj gabimet e mia. Thjesht po kërkoj të hyj atje i përmirësuar më i fortë, më i zgjuar”.

“Besoj se do të marr një fitore të mirë në luftën tjetër për shkak të asaj që kam mësuar këtë luftë. Unë jam një nxënës i shpejtë dhe do të kthehemi”.

“Kjo përvojë sot është e paçmueshme. Ajo që kalova sot do të ketë një përfitim të madh për mua në luftën e ardhshme”, përfundoi britaniku.

Ndryshe, Joshua ka një klauzolë për rimeç dhe kështu mund ta detyrojë të ndodh luftën e dytë.

Promoteri Eddie Hearn është duke pritur shkurtin ose marsin e vitit të ardhshëm për një luftë të dytë Usyk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Enver Kushi Më 11 shtator të vitit 2019, u…