Joshua: Rivali im numër 1 është Wilderi

23 shtator 2018 | 13:02

Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar pas triumfit ndaj Alexander Povetkin se objektivi i tij i radhës, për duelin e 13 prillit, është amerikani Deontay Wilder.

Një përballje që do të sillte unifikimin e titujve kampionë bote në këtë Divizion, pasi Joshua mban trofetë e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder atë të kategorisë WBC.

Joshua, 22 fitore e asnjë humbje në karrierën, mposhti të shtunën me “KO” në raundin e shtatë rusin Povetkin dhe pas duelit ka thënë se: “Ajo që më intereson më shumë tani është sfida e 13 prillit, sërish këtu para fansave të mi, në “Wembley”. Objektivi im kryesor, rivali im numër 1 mbetet Wilder, kaq. Nuk më pëlqen të flas për numrin 2 apo 3. Wilder dhe kaq”.

Por Wilder, 40 fitore e asnjë humbje si profesionist, do të mbrojë titullin kampion më 1 dhjetor ndaj një tjetër boksieri britanik, Tyson Fury dhe një fitore e sfidantit mund të përmbysë hierarkinë. “Ata arritën një marrëveshje dhe ju uroj suksese. Wilder arriti një marrëveshje edhe me mua, unë e firmosa kontratën dhe më pas ai u tërhoq. Nëse nuk do të duelojë me mua, do ta respektoj vendimin e tij”, ka deklaruar Joshua. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes në Ligën e Kampionëve, Manchester City i është…