Juniku ndan çmimin ‘Qytetar Nderi’ për Courtney Creshaw dhe Maxwell Gruber

22 korrik 2019 | 11:31

Komuna e Junikut në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e dhënë në avancimin e gjuhës angleze, si dhe realizimin e projekteve të shumta në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe ambientit në bashkëpunim me shkollat në komunën e Junikut dhe komunitetin, ndau çmimin “Qytetar Nderi” për Courtney Creshaw dhe Maxwell Gruber, anëtarë të Korpusit të Paqes.

Kryetari i komunës, Agron Kuçi, ka falënderuar qytetarët më të rinj të Junikut Courtney dhe Max për angazhimin dhe kontributin e tyre në Junik, si dhe ka shprehur nderin e tij personal dhe të qytetarëve të Junikut që patën nderin të punojnë dhe bashkëjetojnë për këto vite me Courtneyin dhe Maxwellin.

Në fjalën e tyre përshëndetëse para bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Junikut, Courtney dhe Maxwell thanë e kishin shumë të lehtë integrimin në Junik, pasi institucionet e kësaj komune dhe qytetarët hapen derën dhe zemrën për ta.

Fotografia e Komuna Junik

Fotografia e Komuna Junik

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra eshtra njerëzish janë zbuluar në një hapësirë ​​nëntokësore në…