Juniku së shpejti bëhet me objektin e ri postar

11 tetor 2018 | 20:04

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me bashkëpunëtorë është takuar me kryeshefat ekzekutiv të Postës si dhe Telekomit të Kosovës, Sejdi Hoxhën dhe Gent Begollin.

Biseda kryesisht është fokusuar rreth zhvendosjes së objektit të vjetër të Postës, dhe caktimi i një lokacioni tjetër për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve për shërbimet postare dhe shërbimet tjera të telekomit të Kosovës.

Kryetari i Junikut, pasi u ka ofruar hapsirën e kërkuar për ndërtim dhe zhvendosje të objektit të vjetër, ka marrë zotimin për ndërtimin e objektit nga Posta si dhe nga Telekomi në Komunën e Junikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Mesfushori…