Ndërroi jetë futbollisti shqiptar Labinot Harbuzi

11 tetor 2018 | 19:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Mesfushori me origjinë shqiptare, Labinot Harbuzi, ka ndërruar jetë të enjten. Lajmi është konfirmuar nga babai i Labinotit, Ismeti, i cili tregon për mediet suedeze, se rreth orës 10.00 të mëngjesit 32-vjeçari u rrëzua në shtëpi pas një sulmi në zemër.

Edhe pse ai u transportua me ambulancë në spital, nuk arriti të shpëtonte. Karriera e Harbuzit ishte tepër e pasur, teksa u aktivizua me klube si Fejnord, Ekselsor, Malmo, Genclerbirlig, Nanisaspor, Syrianska dhe, së fundi, ishte pjesë e Malaka Junajtid. Për sa iu përket kombëtareve, mesfushori u aktivizua me moshat e Suedisë, pa arritur të debutojë në kombëtaren A.

Në vitin 2010 Labinoti ishte i gatshëm t’i bashkoheshe përfaqësuese shqiptare, por kërkesa e tij nuk u miratua nga FIFA. 32-vjeçari kishte raporte të shkëlqyera me legjendën Zlatan Ibrahimoviq, i cili në një intervistë të dhënë për “Sportbladet” i thuri elozhe Harbuzit, duke e vlerësuar për cilësitë e tij dhe për personalitetin që kishte. Nga 1 janari i vitit 2017, 32-vjeçari ishte pa klub. Dy javë më parë ai deklaroi për një revistë sportive se karriera e tij nuk kishte marruar, por fati e deshi që ai të mbyllte diçka në mënyrë tragjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ambasadorët e Francës, Didier Chabert në Prishtinë,  si dhe…