Jupa: PDK-ja ka nevojë për prurje të reja

27 janar 2022 | 15:12

Anëtari i PDK-së në Pejë, Muhamet Jupa, ka komentuar situatën më të re në PDK në lidhje me prurjet e reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja ka nevojë për prurje të reja.

Sipas tij, ky ishte vizion edhe i Hashim Thaçit dhe  Kadri Veselit.

Postimi i plotë i Jupës:

PDK ka shumë nevojë për prurje të reja ashtu siç ka nevojë edhe për Dardan Sejdiun.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë vizionar në këtë aspekt, sepse kanë afruar në parti edhe kundërshtarët e tyre, e me te cilin veprim i kanë bërë dy efekte: kanë marrë kuadro në parti dhe e kanë zvogëluar numrin kundërshtareve politik.

Përndryshe, në PDK ka aq shumë njerëz që, ose duan ta mbajnë pozitën me shantazh ose duan ta marrin pozitën me shantazh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…