Jurgen Klopp e do transferimin e yllit të Real Madridit

09 prill 2023 | 12:33

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se synon gjatë afatit kalimtar të verës transferimin e yllit të Real Madridit, Aurelien Tchouameni.

Siç u tregua edhe gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kanë një marrëdhënie relativisht të mirë. Dyshja kanë luajtur shumë herë në vitet e fundit, duke përfshirë dy finale të Ligës së Kampionëve.

Klopp, mund të kërkojë të përfitojë nga raportet e mira mes skuadrave këtë verë, pasi ai synon të përmirësojë opsionet e tij në mesfushë.

Sipas mediumit El Nacional, klubi i Ligës Premier po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për Aurelien Tchouameni.

Tchouameni ka humbur vendin e titullarit të padiskutueshëm në skuadrën e Carlo Ancelottit kohët e fundit, pas ringjalljes së francezit Eduardo Camavinga.

Mesfushori francez iu bashkua Real Madridit vetëm verën e kaluar, por duket se ekziston një mundësi e vogël që ai të largohet pas vetëm një viti, edhe pse kohët e fundit është raportuar se Los Blancos duan ta mbajnë atë në klub.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë 50 vjeç dhe vajza e tij 11-vjeçare u…