Jusuf Buxhovi ky “engjull” i së djeshmës dhe të sotmes

17 nëntor 2019 | 13:47

Shkruan: Izmi Zeka-

Nuk jam shumë ithtar i komentimeve të të tjerëvë por kur flasin dhe shkruajnë pa mbulesë disa njerëz kinse intelektual, historianë e politkaj duke analizuar situatën e sotme por edhe figurat e sotme detyrimisht të shtyjnë t’i thuash disa fjalë.
E ndëgjova Jusuf Buxhovin që për mua është një njeri kontraverz me një të kaluar që e ardhmja do ta ndriqoj dhe të tregoj se mbi çfarë baze e ndërtoi karrierën politike dhe intelektuale gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.
Buxhovi edhe sot shkruan libra historik, jep mendime politike e vlersime të nduardurshme për Kosovën dhe përtej saj. Habit fakti se si aq guximshëm flet për periudha të ndryshme të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar pa e shikuar vetvetën dhe pa i bërë një analizë personalitetit të tij.
Unë si një historian i vogël dhe normalisht edhe mund të them si një kronikan i ngjarjeve të pas viteve 80-ta nuk kam marr asnjëherë guximin që të bëjë vlersime dhe të marr përgjegjësi për atë se çfar ka ndodhur dhe se si janë zhvilluar ngjarjet në kontinuitet.
Buxhovi e krahason Hashim Thaçin me Esat Pash Toptanin kurse Albin Kurtin me Hasan Prishtinën.

Hipokrizi

Këtu mund të shihet urrejtja patologjike e disa njerzëve që u kanë shërbyer në forma të ndryshme pushteteve të kaluara komuniste në dëmë të interesave kombëtare.
Në një farë mënyre apo tërthorazi ai devalvon luftën çlirimtare por edhe më tej.
Unë tani po besoj se ai nuk ka lexuar shumë për Hasan Prishtinën dhe veprimtarinë politike, diplomatike dhe luftarake të Hasan Prishtinës.
Për njoftimin e tij Hasan Prishtina është një personalitet që rrall ka kaluar nëpër historinë tonë. Është diplomat i papërsërithëm dhe krahasimet e tilla janë fyerje dhe injorancë për vetë historinë kombëtare.
Besoj që as Esat Pash Toptanin ai nuk e njeh mirë, as tradhtitë e tij në dëmë të interesave shqiptare.

Të krahasosh Hashim Thaçin me Esat Pash Toptanin është marrëzi historike dhe panjohuri rreth proceseve historike.
Buxhovi shkruan libra historike dhe besoj që së paku ka mësuar se si shkruhen, analizohen dhe formësohen ngjarjet dhe personalitetet historike.

Por po kthehem më hereët për të par se në të vërtet kush ishte Jusuf Buxhovi shkurtimisht që sot shitet si njeri i cili dinë gjithçka dhe gjithçka ka kaluar në kurrizin e tij.

Të shohim se çfarë thotë veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, i burgosuri politik dhe luftëtari i lirisë së Kosovës, Hysen Gega: “Gjatë hetimeve që janë zhvilluar ndaj meje në zyrat e UDB-së në Prishtinë (pas arrestimit tim më 31 dhjetor 1980), përveç Mehmet Lumit, Lorenc Selmanit, më ka intervistuar edhe Jusuf Buxhovi, të cilin e dija për gazetar që raportonte nga Boni i Gjermanisë. Jusuf Buxhovi, me këtë rast, përveç tjerash, bashkë me inspektorët e tjerë të UDB-së, gjatë gjithë kohës ai i fyente dhe i mallkonte Gërvallajt dhe Ibrahim Kelmendin, i quante armiq të Jugosllavisë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Shqipërisë.

Po ashtu, nga kjo bisedë kuptova se Buxhovi kishte qenë i informuar në detaje me aktivitetin e Lëvizjes në Perëndim, duke më thënë se i kishte përcjellë dhe i kishte raportuar lëvizjet dhe punët e mia dhe të shokëve të mi, Jusuf Gëvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit dhe të tjerëve”.

Andaj nuk dua të futem në thellësi por dua të saktësoj se gjithë ata që kanë hendikepe nga e kaluar e tyre tani mundohen të shtrembërojnë gjërat dhe faktet historike.
Soji i tillë tani tradhtarët ti bënë heronjë por edhe heronjët tradhtar.
Kjo filozofi na ka përcjellur gjatë gjithë historisë.

Por ka ikur koha e Titos dhe regjimeve të tilla
Ndjehem keq por nuk ka kthim prapa.Iku ajo kohë bashkë me puthadorët e saj

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Venecia po përgatitet për një vërshim tjetër të mundshëm që…