Jusuf Thaçi: SBASHK-u duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale nëse vazhdon ta mbrojë mospunën e mësuesve

03 maj 2021 | 19:22

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj SBASHK-ut që po kundërshton testimin e mësimdhënësve. Thaçi thotë se nëse do të vazhdojë qasja e tillë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë atëher ajo duhet shpallur organizatë kriminale.

Thaçi qysh më 2016 nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.

“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kryetari i SBASHK Rrahman Jasharaj ripërsëriti sot se testimi i mësimdhënësve nuk do të lejohet të bëhet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zgjodhi që vikendin ta kalojë…