Juve fiton derbin e Torinos

15 dhjetor 2018 | 23:19

Juventusi mori sonte fitoren e 15 në 16 javë të kampionatit, pasi triumfoi në derbin ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 70 të takimit me 11-metërsh.

Derbi i Torinos ishte një “luftë e vërtetë” dhe për këtë merita i takon skuadrës së Mazzarrit, që u përball si e barabartë me bardhezinjtë, duke kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme portën e Perin. Gjithsesi fati i sfidës u vendos në minutën e 70’, kur një ish-juventin si Simone Zaza gabon gjithçka në një kthim topi, dhe e detyron portierin e Torinos, që të shkaktojë penallti, duke ndërhyrë keq ndaj Mandzukic.

Cristiano Ronaldo ekzekuton 11-metërshin, duke e dërguar në rrjetë, ndonëse portieri i Torinos kuptoi krahun dhe preku topin, por nuk arriti t’i ndryshojë udhë, ndërsa portugezi u bë protagonist edhe i një gjesti antisportiv, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Ky gol vendosi edhe fatin e sfidës, që përfundoi me fitoren e Juves, por që polemikat duket se do të zgjasin sërish shumë, pasi Torino pretendoi dy 11-metërsha, që për çudi nuk u sinjalizuan as nga VAR-i, ndërsa pati edhe një sërë vendimesh qesharake në favor të skuadrës së Allegrit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi lider i Media Ligës, “Epoka e re” e ka…